E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lirohen aktivistët, flet Dritan Goxhaj: Policia vepron si bandë, vetë e kanë miratuar tubimin para kryeministrisë! Gjobat e paligjshme, shërbim ndaj kryebanditit

Aktivisti Dritan Goxhaj foli për Prime News24 pas lirimit nga Drejtoria e Policisë.

dritan goxhaj proteste

Goxhaj dhe Edison Lika u shoqëuan me forcë pak orë më parë edhe pse kanë miratimin e policisë për tubimin para kryeministrisë prej 2 muajsh.

Goxhaj tha se policia veproi në mënyrë të kundraligjshme, gjithashtu dhe gjobat ndaj tubuesve janë të kundërligjshme.

Ai shton se policia vepron si mercenare e kryeministrit Rama.

Goxhaj: Arsyeja që kundërshtuam policinë që të ndalonte pjesëtarë në proteste. Është një tubim i ligjshëm i lajmëruar në polici, pa afat. Kemi bërë një njoftim dhe kjo është përgjigjja që njofton se e ka marrë njoftimin. Protestë e përditshme që zhvillohet pasdite në 6 të darkës. Policia e ka të ndaluar të ndalojë qytetar dhe të japë copa gjobash të pavlefshme nga ana ligjore. Policia qëndronte si bandë me maska.

Na shoqëruan se pse nuk i lejonim të jepnin gjoba dhe personave të tjerë. Çdo veprim i policisë është i jashtëligjshëm. Ka qenë gjithnjë forcë se kemi rezistuar. Dhe ashtu protestuesit rezistuan, policia përdori spraj në mënyrë të jashtë ligjshme. Policia po vepron si bandë e strukturuar në shërbim të një kryebanditi. Njoftimi është bërë në shtator, që përpara kryeministrisë dhe parlamentit do ketë protestë të çdo ditshme nga ora 6. Po ashtu e paralajmëruar protesta te parlamenti sa herë ka seancë. Deri në largimin e kryeministrit. DVP thotë që njoftohet për protestën e përditshme. Tani ndërhyjnë në protestën e përditshme, policët thanë nuk e njohim nuk duam t’ia dimë.

Kjo është polici mercenare e pushtetit, nuk ka më drejtues por vetëm kryebanditi. Ka një thirrje për protestë kombëtare. Do reagojnë në bazë të reagimit të policisë. Sa herë jemi afruar te kryeministria apo ministria policia gjuajtur me gaz ujë dhe plumba gome. Dhe protestuesit janë përgjigjur. Unë nuk shoh përçarje. Anatemime ka patur dhe ka. Përveç qeverisë, anatemimet kanë filluar dhe nga zoti Berisha horra mikrofoni. Për përçarje për interesa. Në protestë nuk është se ka patur anëtarë të PD, por kanë qenë si qytetarë. Deputetët nuk kanë pse vinë në protestë, anëtarët kanë qenë si qytetare me ta nuk ka patur probleme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›