E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose

Klevis Qose është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Bëhet me dije se Qose do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Adriatik Kupi. Vendimi është marrë këtë të mërkurë (1 prill) në mbledhjen e qeverisë.

Klevis Qose u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në mars të vitit 2024, pas dorëheqjes së Admir Abrijas, dhe qëndroi në këtë detyrë për rreth dy vite.

Adriatik Kupi ka mbajtur më parë disa poste në administratë. Ai ka qenë i komanduar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ndërsa po ashtu drejtuar edhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›