E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet nga detyra kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson

Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime për disa ndryshime institucionale ku mes tyre Z. Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

Sakaq,  Z. Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë.

Rexhepi ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe u emërua në krye të DPAK në 20 nëntor të vitit 2024.

Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit, (DPAK) ka për mision të sigurojë parandalimin e goditjen e korrupsionit në institucionet e administratës shtetërore/entet publike/shoqëritë tregtare me kapital shtetëror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›