E Premte, 6 Nëntor 2026

Kushtetuesja kërkon rikthimin e ONM/ Ekspertët e huaj të asistojnë në vetingun e magjistratëve

Ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që ishin pjesë e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kërkohet të rikthehen prej Gjykatës Kushtetuese.

Në qershor të këtij viti, Kolegji I Posaçëm i Apelimit përfundoi mandatin, ndërsa tani do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të shqyrtojë ankimime prej vetë gjyëtarëve dhe prokurorëve. Por gjyqtarët Kushtetues kanë vendour që ata të asistohen prej ONM-së. Në një rregullore të fundit të miratuar prej tyre, parashikohet mënyra si do të angazhohen ekspertët e huaj.

“Në veçanti ata kanë të drejtë: a) të kenë akses në dosjen gjyqësore dhe në dokumentacionin që lidhet me çështjen e rivlerësimit, në përputhje me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi. Aksesi përfshin njohjen me aktet e dosjes, provat, dokumentet e administruara dhe materialet e tjera që kanë rëndësi për ushtrimin e funksioneve të monitorimit”, thuhet në rregullore.

Ekpsetëtë e ONM-së do të kenë akses në dokumentet që përmbajnë informacion të klasifikuar, të dhëna personale të subjeketeve të rivelrësimit dhe të paraqesin gjetjet e tyre.

“Lidhur me gjetjet, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojë që Gjykata të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, sipas ligjit; c) të jenë të pranishëm gjatë të gjitha fazave të shqyrtimit të çështjes, përfshirë dhomën e këshillimit dhe marrjen e vendimit”

Ekspertët e huaj do të jenë të pranishëm në cdo fazë, që nga ajo e Dhomës së Këshillimit deri tek vendimarrja por skanë të drejtë vote.

Detyura e rivlerësimit për Gjykatën Kushtetutuese parashikohet në Kushtetutes pasi Kolegji i Apelimit i përundoi mandate që në qershor, ndërsa ekspertëvë të ONM-së, i zgjatej deri në 30 tetor, për një proces të jashtëakonshëm vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të drejtësisësë re. Tashmë ata rikthehen prej Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›