Lojëra fati në lokal, arrestohen tre persona, sekuestrohen makineta dhe para

Policia e Tiranës ka zbuluar një lokal në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ku luheshin lojëra fati me makineta dhe me celularë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rezultati” u vunë në pranga tre persona (administratori i lokalit dhe 2 klientë).
Sipas policisë u arestuan shtetasit M. D., 21 vjeç, A. Z., 24 vjeç dhe Xh. Gj., 21 vjeç.
Nga kontrollet në lokalin që administronte shtetasi M. D., u konstatua se ambienti ishte përshtatur me makineta dhe me celularë, që shërbenin për lojëra fati dhe për vënien e basteve sportive.
Në lokal u kapën në flagrancë, duke luajtur, 2 të arrestuarit e tjerë.
Në përfundim, policia sekuestroi 5 makineta, 4 celularë dhe 50 000 lekë./vizionplus.tv