E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Aeroplani me 20 persona në bord rrëzohet në SHBA

Një aeroplan, i cili përdoret për hedhje me parashutë u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Rajonal Tullahoma në Tennessee (SHBA) të dielën.

Të 20 personat që ndodheshin në bord u plagosën, 4 prej të cilëve pësuan lëndime më serioze dhe u shtruan në spital.

Fatmirësisht asnjë person nuk humbi jetën.

Aeroplani, një DeHavilland DH-6 Twin Otter, u nis nga Aeroporti Tullahoma rreth orës 12:30 të pasdites sipas orës lokale të dielën.

Administrata Federale e Aviacionit po heton rrëzimin./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›