Loris Qose, fitues i medaljes së artë në “Neo Science Olympiad” në SHBA

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Loris Qose, nxënës i shkollës “7 Marsi” në Cërrik fitoi vendin e parë në matematikë në olimpiadën “Neo Science Olympiad” organizuar në Orlando të SHBA dhe i vendit të tretë në lëndën e kimisë.
Kryeministri Edi Rama duke sjellë në vëmendje këtë arritje të djaloshit shqiptar, u shpreh në rrjetet sociale se “talenti, pasioni dhe puna e Lorisit, bashkë me përkushtimin e mësuese Flutura Hoxholli, u shpërblyen me dy medalje që na bëjnë të gjithëve krenarë për nxënësit tanë”.
Rama theksoi se “në të gjithë vendin në shkollat vijojnë olimpiadat e matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë, e plot të tjera ku dalin në pah talente si Lorisi”.
Loris Qose, nxënës i klasës së 9-të në shkollën “7 Marsi” Cërrik i talentuar në shkencat e natyrës, me arritje të rëndësishme, sidomos në lëndën e Matematikës përfaqësoi denjësisht shkollën “7 Marsi”, ZVAP Cërrik, DRAP Korçë, pjesëmarrës dhe fitues në olimpiadën botërore të Neo Science Olympiad, organizuar në Orlando të SHBA -së.
Me mbështetjen e shkollës, ZVAP Cërrik dhe në veçanti të mësueses Flutura Hoxholli u bë e mundur kjo arritje e rëndësishme për Lorisin dhe për gjithë komunitetin arsimdashës të Cërrikut.
1 nga 3/k.s/j.p/