E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Hoxha gjeniui energjise alternative

Nje shpikes kosovare ka mbi gjashte vite qe ka arritur te krijoji nje makine e cila furnizohet vetem me hidrogjen. 35 vjecari nga Sllatina e Vitise nuk ka ndaluar ketu ai eshte duke perfunduar edhe projektin e tij te radhes automjeti i furnizuar vetem me uje. Fatkeqesisht Golfi i tij eshte e vetmja makine qe perdore kete forme ekologjike dhe ekonomike te energjise duke qene se projekti i Luan Hoxhes nuk eshte mbeshtetur nga askush.

Projekti ngeci sepse per ta prezantuar neper bote duheshin 200 mije euro. Projekt ky qe nuk u mbeshtet nga askush edhe pse ndihma ishte kerkuar nga Qeveria e Kosoves.

Hoxha eshte profesor i elektronikes. Makina e tij eshte unike ne Kosove. Jo se eshte e ndonje marke te shtrenjte por se mund ece neper rruget e Kosoves me hidrogjen.

Luan Hoxha e projektoi vete motorin e makines i papraktikuar asnjehere ne Kosove.

Ne vitin 2005 motorin e makines se tij qe shkonte me benzine e nderroi me hidrogjen. Endrren e beri realitet mirepo Golfi i tij do te jete i vetmi qe do ta kete hidrogjenin si lende djegese.

Ne fillim e nisi si nje enderr. Por vendosi qe ajo pune mos te mbetet vetem e tille. Megjithate ne kete projekt ai u ndihmua edhe nga disa profesore te Universitetit te Prishtines.

Kete projekt Luan Hoxha e ka finalizuar para gjashte vitesh. Motorin qe funksiononte me benzine Luani e modifikoi qe te funksiononte me hidrogjen. Dhe kjo u be realitet me 5 qershor 2005.

Vetura Golf 2 arriti shpejtesine 60 kilometra ne ore. E pas disa modifikimeve nje muaj me vone kjo arriti qe te kapte 100 kilometra ne ore.

Luani mbetet i zhgenjyer nga injorimi qe u behet shpikesve te rinj ne Kosove.

Te gjitha hulumtimet e mia jane te natyres se energjise. Ne projektin e automobilit i cili merrte hidrogjen nga uji per karburant ekipi i yne nuk arriti ta fitoje ndonje donacion apo te nenshkruaje ndonje kontrate me ndonje kompani ku detyrimisht e kemi nderprere punen per shkak te mungeses se mjeteve financiare per ta zhvilluar deri ne fund. Deshira per hulumtime nuk me le te qete por mu desh te bej nje analize te pergjithshme per ta filluar ndonje hulumtim tjeter i cili nuk kerkon mjete te medha financiare per perfundimin e tij. Hulumtimet i kam fokusuar kryesisht ne kerkimin e energjive te reja te cilat do ta nxjerrin vendin nga kriza energjetike rrefen Luan Hoxha per Express.

Ai po mendon qe te beje te mundur te prodhoje rryme vetem me uje. Luani tregon se pervec se eshte me lire ka edhe te mira tjera per vendin.

Te mirat jane te shumefishta si per nga ulja e cmimit te energjise ashtu edhe per nga mbrojtja e ambientit. Jane me efikase se energjite e tanishme qe sot perdoren si dhe energjite alternative qe po synohet ne te ardhmen te aplikohen tregon Hoxha.

Hoxha shpjegon se nese projekti i tij ka sukses do te bashkepunoje edhe me ndonje kompani qe eshte e interesuar.

Po nese eshte oferta e volitshme. Duhet ta ndjekim shembullin ne vecanti te amerikaneve se si shkencen e kthejne ne biznes shume fitimprures thote Hoxha.

Ai bene apel tek institucionet e Kosoves qe te mbeshtesin krijuesit e rinj e sidomos inovatoret.

Deri sot Ministria e Arsimit nuk ka ndonje strategji as ndonje rregullore per percjelljen e inovatoreve deri te licencimi i projekteve te tyre dhe nuk ka asnje fond per inovatore shpjegon Luan Hoxha.

Luan Hoxha ka lindur ne Sllatine te Poshtme te Vitise ku edhe e kreu shkollen fillore dhe te mesme. Nderkaq eshte diplomuar ne Universitetin e Prishtines ne Fakultetin Elektronik. Aktualisht jep mesim ne shkollen e mesme teknike Pjeter Bogdani ne Ferizaj. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›