Luarasi: Për 2025 RTSH të bëjë një audit të plotë të situatës financiare, fokus në ristrukturim, përmbajtje dhe digjitalizim

Kuvendi i Shqipërisë ka vlerësuar punën e Radio Televizionit Shqiptar për 2024 dhe ka dhënë udhëzime për vitin 2025, me synim modernizimin dhe forcimin e medias publike.
Deputetja socialiste Iris Luarasi kërkoi që RTSH të bëjë një audit të plotë të situatës aktuale financiare, ristrukturimin organizativ dhe strukturor, përmirësimin e përmbajtjeve programore dhe digjitalizimin e arkivës.
“Kuvendi kërkon që RTSH për 2025 të angazhohet në hartimin e një plani strategjik për rimodelimin e transmetuesit publik me qëllim ristrukturimin organizativ dhe strukturor, ristrukturimin buxhetor me këtë duam të themi fokusim të fondeve nga pagat në drejtim të investimeve në teknologji dhe përmbajtje, përmirësimin e përmbajtjeve programore dhe zhvillimin e teknologjive digjitale. RTSH Kuvend të përfshijë në programacion përmbajtje informuese dhe shpjeguese të realizuara përmes bisedave, analizave dhe intervistave me ekspertë të fushës për projektligje që janë në proces diskutimi dhe janë në interes për qytetarin. Të realizojë një audit të plotë me qëllim vlerësimin e situatës financiare aktuale të RTSH, analizimin e efikasitetit të froneve publike si dhe t’ia përcjell raportin kuvendit. Të intensifikojë procesin e digjitalizimit të arkivës së institucionit.”, tha Luarasi.
/rtsh.al/