E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Ditën e sotme (29 tetor) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri në 9m/s.

Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë. Temperaturat minimale regjistrohen në vlerën 3 gradë celcius, ndërsa ato maksimale 23 gradë celcius.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›