Lufta Rama-Veliaj/ Kulla: Kryebashkiaku jep mesazhin se çfarë di, do e them. Qeveria nuk e do një tjetër ‘Arben Ahmetaj’ që do të nxirrte skandalet e qeverisë

Analisti Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kulla tha se kryebashkiaku i kryeqytetit jep mesazhin se çfarë di, unë do e them.
Sipas Kullës, qeveria nuk e do një tjetër “Arben Ahmetaj”, sepse nga fjalët e ish-zv kryeministrit, ka persona nga qeveria nën hetim apo në burg sot.
Ilir Kulla: Ata janë në kushte të pabarabarta dhe fiton ai që është më i fortë. Nuk ka pikëpyetje mbi faktin se kush fiton. Edi Rama nuk e komentoi Veliajn shumë, sepse e kupton që duhet të jetë i kujdesshëm. Erion Veliaj nuk ka çfarë të humbë. Ai që nuk ka çfarë të humbasë. I është rrëfyer edhe priftit (Toni Gogut). Veliaj jep mesazhin që çfarë di, unë do e them.
Veliaj çfarë do humbë? Ai pas 6 muajsh nuk do jetë kryetar bashkie, vetëm letra dhe lapsi i ka ngelur. Është problem, sepse sapo foli Arben Ahmetaj, ke persona në burg ose në hetim nga akuzat që ka bërë ish-zv kryeministri. Shumica nuk e do një tjetër ‘Arben Ahmetaj’. Erion Veliaj është tipi që nuk tërhiqet. Unë nuk mendoj që SPAK është nën kontrollin e Edi Ramës, por ka pavarësi.
Veliaj është persekutuar në fakt, më shumë sesa ai vetë se në burg është, familja e tij. Ai ka dy fëmijë të vegjël, nëna e moshuar shkoi në qeli dhe mendoj se më shumë e vuajnë familjarët jashtë situatën sesa vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Veliaj nuk ka marrë rrogën në Bashkinë e Tiranës për një vit e gjysmë, sepse ishin hequr njerëzit e tij nga Bashkia.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb