E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta drejt fundit? Trump: Marrëveshje me 15 pika, Irani pranoi të mos kishte armë bërthamore

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se gjatë negociatave të zhvilluara, të pretenduara prej tij, Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore.

Duke folur me gazetarët para se të nisej për në Memphis, Presidenti i SHBA vuri në dukje gjithashtu se ishte arritur një marrëveshje me Teheranin për 15 pika, duke përfshirë armët bërthamore.

Gjatë intervistës në “Air Force One”, ai thotë se bisedimet kanë qenë “shumë të forta” dhe këshilltari i tij Steve Witkoff dhe dhëndri i tij Jared Kushner kanë qenë të përfshirë.

“Do të shohim se ku do të çojnë ato“, tha ai.

“Kemi pika të rëndësishme marrëveshjeje; do të thoja se pothuajse të gjitha pikat e marrëveshjes.”

Sipas Trump, negociatat janë bërë me “një person të lartë” në Iran, por jo me udhëheqësin e ri suprem, përpara se të shtojë: “Nuk e dimë nëse ai është gjallë.”

Takim SHBA-Iran në Islamabad?

Sipas Axios, po punohet për një takim mes Mohammad Bagher Ghalibaf dhe zyrtarëve amerikanë si Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Islamabad.

Në takim mund të marrë pjesë edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance. Qëllimi është avancimi i dialogut mes SHBA-ve dhe Iranit përmes ndërmjetësve rajonalë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›