E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta me Ramën, Report Tv siguron letrën e Veliajt dërguar GJKKO-së: Gogu më tha se më transferuan me urdhër të kryeministrit që 'të bëj burg tamam'! Kërkoj hetim të plotë e të paanshëm

Kryebashkiaku Erjon Veliaj i ka dërguar këtë të martë një letër Gjykatës së Posaçme, për transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit.

“Siç jeni vënë në dijeni nga media, Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, të mërkurën e javës së kaluar jam rrëmbyer nga një “togë” shoqërimi pa m’u treguar urdhri, shkaku pse po lëvizja, ku po shkoja dhe si justifikohet largimi me 100 km të tjera shtesë nga gjykata ku po gjykohem, nga familja ime me 2 të mitur e nënën pensioniste, dhe një Bashkie të Tiranës që drejtoj.

Unë përgjigjen e mora të premten afër mesnatës kur Ministri i Drejtësisë z. Gogu më bëri të qartë në IEVP Fier se jam transferuar me urdhër personal të Kryeministrit Rama; “që të bëj burg tamam” dhe t’ia dijë për nder se prokurorët po bëheshin gati të më shtojnë akuza të tjera, ku më e rënda do qe ajo e prishjes së rendit kushtetues për përkrahjen, organizimin dhe financimin e protestave të Flamingove dhe studentëve, përveçse është po aq e pavërtetë sa dhe Nesti Angoni e Nasta Pëllumbi, është dhe e paligjshme si ndërhyrja e Kryeministrit për transferimin ashtu dhe pretendimi se prokurorët negociojnë me të persekutimin tim të vazhdueshëm dhe shtimin e akuzave.

Kjo kërkon një hetim të plotë, të thellë e të paanshëm. Po e lë në gjykimin tuaj marrjen e masave me besim të plotë.

Ju falënderoj,
Erion Veliaj

Lajmi kryesor:

Transferimi në Fier/ Veliaj letër GJKKO-së: Rrëmbim me urdhër të Ramës, duhet hetuar! Gogu më kërcënoi se do më shtohen akuzat! Gjykata: Ndiq rrugën ligjore, jo në kompetencën tonë! Shtyhet gjyqi

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›