E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lufta ndaj informalitetit, Gonxhja: Mbi 15 milionë lekë të ardhura shtesë në buxhet çdo muaj pas deklarimit

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se lufta kundër informalitetit në tregun e punës vijon me masën “Zero tolerancë”, duke sjellë rezultate konkrete.

Sipas ministrit, planifikimi i inspektimeve nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore mbi bazë risku ka sjellë përmirësime të ndjeshme, duke evidentuar rritje të punëmarrësve informalë gjatë proceseve të inspektimit.

Gjatë periudhës janar-korrik 2025, janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore 1316 punëmarrës informalë, nëpërmjet masës urgjente “Pezullim Aktiviteti”, duke kontribuar direkt në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me një vlerë minimale prej 14.686.560 lekë/muaj pas deklarimit në buxhet.

Ministri i bëri thirrje qytetarëve që të mos pranojnë të punojnë të pasiguruar ose të nënsiguruar, duke theksuar se çdo formë pune jashtë skemës së sigurimeve shoqërore është abuzim që duhet denoncuar.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›