E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas ambasadës në Riad, goditet me dronë edhe konsullata e SHBA në Dubai

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Teheran dhe Bejrut.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një sulm me dron ka goditur zonën në afërsi të konsullatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Dubai, duke shkaktuar një zjarr të kufizuar, i cili është vënë nën kontroll nga autoritetet lokale.

“Autoritetet e shuan zjarrin, por nuk u raportuan viktima”, deklaruan zyrtarët.

Një video e verifikuar nga CNN tregon një re tymi të zi që ngrihet mbi ndërtesën e konsullatës, e dukshme nga një distancë e konsiderueshme.

Ndërkohë më herët Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka konfirmuar se edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara në Riad është sulmuar nga dy drone.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›