E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA mbyll ambasadat në Arabinë Saudite dhe Kuvajt: Amerikanët të largohen menjëherë nga 14 vende

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Teheran dhe Bejrut.

Ndërkohë i gjithë rajoni i Gjirit Persik mbetet në alarm, ndërsa frika për një përshkallëzim më të gjerë ushtarak është shtuar ndjeshëm.

SHBA-të kanë mbyllur dy ambasada në Lindjen e Mesme dhe kanë zvogëluar praninë e tyre konsullore në disa vende të tjera, ndërsa sulmet vazhdojnë në rajon.

Siç raporton CNN, Ambasada Amerikane në Arabinë Saudite është mbyllur sot pasi objekti u godit nga dy dronë që dyshohet të jenë iranianë.

Departamenti i Shtetit u ka kërkuar amerikanëve të largohen menjëherë nga 14 vende në rajon për shkak të “rreziqeve serioze të sigurisë”.

Gjithashtu u ka kërkuar personelit qeveritar të SHBA-së dhe familjeve të tyre të largohen nga vendet e mëposhtme:

Jordani

Bahreini

Katari

Iraku

Emiratet e Bashkuara Arabe

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›