E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta po frenon pushimet, bien rezervimet e shqiptarëve për në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Që nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, rezervimet e shqiptarëve për të udhëtuar në vende të ndryshme të botës kanë rënë ndjeshëm.

Rreth 70 %  të biletave janë anuluar në 10 ditëshin e parë të luftës. Operatorët turistikë thonë se pjesa më e madhe e anulimeve është për vende si Emiratet e Bashkuara Arabe apo edhe Turqia.

“Ka pasur shumë turist që kanë rezervuar pushimet e tyre drejt Dubait, Abu Dhabit duke përfshirë edhe një pjesë në Maldive dhe kjo ka bërë të pamundur udhëtimin sepse fluturimi është bërë nga Dubai dhe pjesa më e madhe e fluturimeve po anulohet ose po shtyhet për një datë më të vonshme sepse aeroportet nuk po punojnë me kapacitet të plot”, u shpreh Fjorinda Zani, operatore turistike.

E njëjta situatë po ndodh edhe me prenotimet e shtetasve të huaj që duan të vizitojnë vendin ton.

Sipas operatorëve turistik shkaku kryesor është psikologjik pasi zgjerimi apo vazhdimi i konfliktit shkakton frikë dhe pasiguri tek qytetarët.

Gazetar: H. Mahmutaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›