E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajtimi mjekësor i fëmijëve, KQZ miraton fletën tip për mbledhjen e nënshkrimeve

financimin shtetëror të trajtimeve shëndetësore të specializuara për fëmijët, brenda ose jashtë vendit, kur ato nuk ofrohen nga sistemi publik i kujdesit shëndetësor”.

Në kuadër të këtij miratimi ky institucion ka nxjerrë edhe formularin i cili do të duhet të plotësohet nga të paktën 20 mijë qytetarë, në mënyrë që kjo nismë të shkojë në Kuvend.

“Është një moment shumë i rëndësishëm sepse kjo nismë qytetare e cila ka në bazën e vet një interes të jashtëzakonshëm publik që lidhet me krijimin e mundësive dhe përmirësimin e kuadrit ligjor aktual. Sa i takon trajtimit të fëmijëve duke filluar 0-18 vjeç kalimi për kurim jashtë Shqipërisë të kryhet pa asnjë lloj vonese dhe procedura të rënduara burokratike. Po bëhemi gati për procedurat për mbledhjen e firmave”, u shpreh  Leonard Olli, Anëtar i grupit nismëtar.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve të zgjedhësve duhet të realizohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Gazetare Kostanca Koçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›