E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufte ne qender te Kamzesnje person mbetet i plagosur

Tirane - Nje konflikt ndermjet dy komshinjve ka degjeneruar deri ne perdorimin e armeve duke e kthyer qendren e Kamzes ne skenografin e filmave Western te Sergio Leone.

Konflikti per motive te dobta ka shkaktuar nje te plagosur 63 vjecarin Riza Musaj. Si autor i krimit dyshohet Flamur Lika i cili eshte vene menjehere ne kerkim nga policia.

Ngjarja ka ndodhur prane shkolles Ibrahim Rugova. Te shtenat kane vene ne rrezik edhe nxenesit e shkolles te cilet per fate te mire nuk pesuan demtime. Nga shkembimi i zjarrit kane mbetur te demtuar edhe dy automjete nje Golf 4 dhe nje Mercedes Benz.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur per nje mosmarreveshje krushqie. Nga familja Lika nje vajze e ndare nga bashkeshorti para pak kohesh tentoi te vrase veten me fostoksine. Ne momentin e te shtenave ne makine gjendeshin tre persona.

Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›