E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujguret nga te burgosurne pica ndash beres ne Tirane

Te tjera rreth shkrimit Rrugetimi Wikileaks e Berisha VIDEO TIRANE - Jeta e atyre qe per shqiptaret qe prej vitit 2006 njihen si ujguret e Guantanamos ka zene artikujt kryesore ne disa media te huaja si Herald Tribune apo Agjencia Franceze e Lajmeve.
Te liruar nga Guantanamo ujguret bejne pica ne Tirane eshte titulli i artikullit kushtuar azilanteve ujgure te cilet prej afro 6 vjetesh jetojne dhe punojne ne Shqiperi e kryesisht ne pergatitjen dhe shitjen e picave.
Nje prej tyre eshte Abu Bakker Qassim i cili bashke me disa te tjere disa myslimane kineze pas largimit nga burgu famekeq i Guantanamos kane kerkuar azil ne Shqiperi pa shpresen se nje dite mund te kthehen ne vendin e tyre
Une fillova nje jete te re ne Shqiperi dhe nuk mund te kthehem ne Kine pasi autoritetet kineze nuk do ta lejonin familjen time te largohet nga vendi dhe te vije ne Shqiperi deklaron njeriun qe dikur punone ne nje fabrike lekure e qe sot punon neper picerite e Tiranes.

Per vite kam shpresuar me kot se Shtetet e Bashkuara apo Kombet e Bashkuara do te me ndihmojne te bashkohem me gruan dhe tre femijet te cilet une nuk i kam pare prej 12 vjetesh. Prandaj kam vendosur qe te rimartohem. Gruaja ime eshte shtatzene dhe per dy jave ne do te kemi nje femije vajzen tone tha Qassim duke folur ne gjuhen shqipe. Lidhja e vetme me vendin e lindjes eshte interneti.

Qassimi 43-vjecar eshte nje nga pese ujguret kineze etnike te vendosur ne Shqiperi pasi lirimit nga kampi i burgimit te SHBA-ve ne Guantanamo te Kubes ne vitin 2006 kur Shtetet e Bashkuara filluan te ashtuquajtuen lufte mbi terrorin pas sulmit terrorist te 11 shtatorit 2001.
Shteti shqiptar sipas gazetarit te AFP i paguan qirane e shtepise si dhe nje shtese prej 300 eurosh ne formen e nje kompensimi mujor.
Konkurrenca eshte e ashper dhe une te perpiqem te bej recetat e mia me perberes te vecante per kliente te cilet jane kryesisht studente te rinj shprehet Qassim.
Kina e akuzon Qassim dhe 5 te tjeret ate per lidhje me Levizjen Islame te Turkestanit ETIM qe lufton per te rivendosur shtetin e pavarur te Turkestanit Lindor ne Xinjiang qe kur provinca u be nje rajon autonom ne vitin 1955.
Te ballafaquar me te njejtat probleme si Qassim dy nga kater shoket e tij ujgure ish-te burgosur ne Guantanamo i kane sjelle grate e tyre ujgure ne Tirane per tu rimartuar. Ndersa nje i trete shpreson per te gjetur nje grua shqiptare ndersa i katerti ka kerkuar azil politik ne Suedi vijon me tek artikulli.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›