“Luftë” për lirimin e hapësirave publike/ Pas Vlorës dhe Fierit, Rama mbërrin në Bashkinë e Durrësit

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bashkinë e Durrësit, ku është pritur nga kryebashkiakja Emirajan Sako, aty ku do të zhvillojë një tjetër takim me të njëjtën tematikë, atë të lirimit të hapësirave publike.
Kujtojmë që kreu i qeverisë pak më herët zhvilloi një takim në bashkinë e Fierit ku kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve që kanë neglizhuar me detyrën, duke u bërë barrë për qytetarët.
Të njëjtën gjë ai kërkoi pak ditë më parë edhe në qytetin e Vlorës, ku një ditë pas deklaratës së tij u dorëhoqën të gjithë drejtorët.
Kryeministri Edi Rama ka dekalruar sëfundmi se çdo hapësirë publike e uzurpuar me pat të drejtë do të rikthehet në shërbim të qytetarëve.
Sipas tij të gjithë ata që nuk lirojnë hapësirat publike do të ndiqen penalisht.