Luftojnë në krah të Rusisë, Kim Jong Un mbulon me flamuj ushtarët e vrarë në Ukrainë

Kim Jong-un u ka bërë homazhe ushtarëve të Koresë së Veriut të vrarë në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, duke vendosur dorën mbi arkivolet e tyre të riatdhesuara.
Në pamjet e publikuara, Kim shihet duke qëndruar pranë rreshtave të arkivoleve, duke i mbuluar ato me flamuj.
Mediat shtetërore në Korenë e Veriut kanë publikuar imazhe të Kim Jong-un duke mbuluar me flamurin e vendit arkivolet e ushtarëve të vrarë në Ukrainë.
Pheniani konfirmoi për herë të parë në prill se kishte dërguar trupa për të luftuar për Moskën në luftën në Ukrainë, pas nënshkrimit të një pakti bashkëpunimi ushtarak midis Kim dhe Vladimir Putin verën e kaluar.
Në një shfaqe të rrallë publike, mediat e huaja raportuan zhvillimin e një eventi artistik në Teatrin e Madh të Phenianit Lindor ku shfaqeshin imazhe që përkujtonin imazhet e ushtarëve koreano-verior .
Nuk është e qartë se kur u zhvillua ceremonia e riatdhesimit. Kim dhe zyrtarë të tjerë, përfshirë motrën e tij me ndikim, Kim Yo-jong, dhe ministren e jashtme, Choe Son-hui, ishin veshur me rroba dimërore, duke sugjeruar se eshtrat e ushtarëve mund të jenë kthyer në Veri muaj më parë.
/rtsh.al/