E Hënë, 2 Nëntor 2026

Luhatje të lehta të dollarit dhe euros në këmbim me lekun

TIRANË, 15 korrik  /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan humbi lehtë terren në raport me lekun dhe euroja forcoi pozitat, krahasuar me një ditë më parë.

Respektivisht të dyja valutat ndryshuan sot me të njëjtën vlerë me 0,01 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me 97,83 lekë, duke u ngjitur me 0,01 pikë në krahasim me një ditë më parë, ndonëse monedha europiane regjistron aktualisht nivelet më të ulëta të shënuara ndonjëherë.

Ndërsa dollari amerikan humbi terren me 0,01 pikë përkundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar, një dollar u këmbye sot në vend me 83,71 lekë.

Paundi britanik këmbehet me 112,61 lekë, ose 0,22 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 105,19 lekë, ose 0,13 lekë më shumë se në fillimjavë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 83.71 -0.01
Euro EUR 97.83 +0.01
Poundi Britanik GBP 112.61 -0.22
Franga Zvicerane CHF 105.19 +0.13
Jeni Japonez (100) JPY 56.70 -0.14
Dollari Australian AUD 54.96 -0.02
Dollari Kanadez CAD 61.15 -0.06
Korona Suedeze SEK 8.71 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.25 -0.03
Korona Daneze DKK 13.11 0.00
SDR SDR 114.61 -0.05
Ari(OZ 1) XAU 281482.41 -360.13
Argjend(OZ 1) XAG 3206.26 -63.06
Juani Kinez (onshore) CNY 11.67 -0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 11.67 -0.01
Lira Turke TRY 2.08 0.00

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›