E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndërtim i paligjshëm, procedohen penalisht dy shtetas në Vlorë

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe nisën procedimin penal për dy shtetas banues në Vlorë.

Policia njofton se shtetasit F. H., 53 vjeç, dhe E. A., 51 vjeç, banues në Vlorë, në cilësinë e investitorit dhe administratorit të një subjekti ndërtues, u konstatuan në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, në lagjen “10 Korriku”, rruga “Ibrahim Avdullai”, Vlorë.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin I. M., 27 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë, pasi është konstatuar nga patrulla e Policisë, në Ksamil, se me automjetin e tij shkaktonte zhurma, duke prishur qetësinë publike.

Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij. Autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes./m.m/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›