E Diel, 1 Nëntor 2026

Lumi Vjosa zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s

Lumi Vjosa është tashmë pjesë zyrtare e programit të UNESCO-s “Njeriu dhe Biosfera”, një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë natyrore shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkroi:

“Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin ‘Njeriu dhe Biosfera’ si pjesë e listës së trashëgimisë botërore.”

Kjo përfshirje e përforcon më tej statusin e Vjosës si një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë dhe rrit vëmendjen ndërkombëtare për ruajtjen e saj.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›