Lutfi Dervishi ironizon gjobat ndaj protestuesve dhe televizioneve: Mos na vijë dita të paguajnë edhe ata që e ndoqën protestën nga shtëpia!
Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me nota ironie pas gjobave të vendosura ndaj protestuesve në shesh dhe televizioneve që transmetuan revoltën.

Në një postim në rrjetet sociale, Dervishi vë në dukje se deri më tani janë ndëshkuar me gjoba 95 protestues dhe 8 televizione, duke e shoqëruar reagimin me një koment thumbues.
Ai ironizon më tej me urimin që kjo valë gjobash të mos shtrihet edhe te qytetarët që protestën nuk e ndoqën nga afër, por e panë përmes ekranit të televizorit.
“Deri tani janë gjobitur 95 protestues dhe 8 televizione për fjalën dhe transmetimin. Urojmë të mos vijë dita t’u vinë faturat edhe atyre që e panë protestën nga ekrani…”, shkruan Lutfi Dervishi.
