E Enjte, 5 Nëntor 2026

"MAGA ndëshkoi themeluesin e saj", Peka: Republikanët votuan kundër Trump

Eksperti për zhvillimet ndërkombëtare, Avenir Peka i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me rezultate e zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA. Peka gjatë fjalës së tij u shpreh se zgjedhjet sollën një kthesë pasi lëvizja MAGA dhe republikanët u kthyen kundër vetë presidentit Donald Trump.

Sipas tij, MAGA e ndëshkoi themeluesin e vetë lëvizjes. Peka theksoi se republikanët dolën masivisht në zgjedhje, por votuan kundër Partisë Republikane dhe vetë Presidentit Trump.

“Lëvizja MAGA e ndëshkoi themeluesin e vetë lëvizjes. Pjesëmarrja ishte masive, por edhe gabimet në përllogaritje u bënë sepse u llogarit sikur republikanët do dilnin në votime. Në fakt ata dolën në votime, por votuan kundër Partisë Republikane dhe ishte votë kundër presidentit Trump.

Pra, presidenti Trump humbi lëvizjen MAGA dhe sfida që shtrohet tani është a do mundet edhe kush do jetë ai që do arrit të jetë përfaqësuesi i lëvizjes MAGA.

Element tjetër i rëndësishëm është çarja e koalicionit krishterë që është mbështetja më e madhe për partinë republikane dhe për presidentin Trump sidomos vota kundër e katolikëve. Këtu ka ndikuar kryesisht situata e Lindjes së Mesme dhe atashimi i politikave të administratës me Izraelin dhe kryesisht me kryeministrin Netanyahu.

Pika që ka ndikuar sigurisht është ekonomia është e para, por është edhe korrupsioni, real apo i perceptuar. Janë tarifat, është lufta në Lindjen e Mesme. Gjë që ka ndikuar pastaj në rritjen e çmimeve dhe në rritjen e kostos së kostos së jetesës dhe në krijimin e një pasigurie, u fol këtu parë për zonat në veri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që bëjnë tregtim me Kanadanë.

Vetëm gjatë këtyre dy viteve janë ndërruar një shtat herë tarifat sipas gjendjes emocionale të presidentit. E thënë kjo, ajo çfarë e bën të paprecedent është masiviteti i ndryshimit të votës kur ke parasysh që është Senati, është Kongresi dhe Guvernatorët.

Në vetvete humbja e Kongresit nuk është ndonjë tragjedi e madhe politike. Shiko nga sot tutje administrata, presidenti Trump do duhet të ndryshojë, do duhet të ndryshojë shumë”, tha ai.

Lajme të Sugjeruara

Kush është Barack Obama i ri? Cenkollari zbulon senatorin që mori 100 mln dollarë mbështje

Kush është Barack Obama i ri? Cenkollari zbulon senatorin që mori 100 mln dollarë mbështje

Kërkimi i 69-vjeçarit të zhdukur në Elbasan, ndërhyjnë ekspertët e xhenios! 16 persona në terren

Kërkimi i 69-vjeçarit të zhdukur në Elbasan, ndërhyjnë ekspertët e xhenios! 16 persona në terren

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›