E Hënë, 2 Nëntor 2026

MM: Vatra e zjarrit në Bogovë, nën kontroll të plotë në të gjithë perimetrin

TIRANË, 26 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes dha sot informacion mbi situatën e zjarrit në Bogovë Skrapar.

Vatra e zjarrit në Bogovë, Skrapar është vënë nën kontroll të plotë në të gjithë perimetrin e saj.

Forcat operacionale janë organizuar prej orës 5:30 të mëngjesit duke ndjekur vijën e zjarrit dhe siguruar perimetrin e jashtëm të saj.

Në aksion morën pjesë 30 efektivë të FA, 22 forca dhe 7 mjete zjarrfikëse të qarkut Skrapar, Berat dhe Poliçan. 20 forca bashkiake, 5 pyjorja dhe 15 nga shërbimet.

Ministria bëri të ditur se, situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të qarkut.

1 nga 3

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›