E Hënë, 2 Nëntor 2026

MOSKË – Kremlini: Takimi mes Putin dhe Trump në agjendë, por Putin mungon në G20

MOSKË, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Përgatitjet për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump po vazhdojnë, pavarësisht spekulimeve për mundësinë e anulimit, njoftoi sot Kremlini.

“Takimi duhet të përgatitet mirë sepse askush nuk donte të humbte kohë, as Trump e as Putin”, citonte agjencitë ruse të lajmeve zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai theksoi se thashethemet për anulim ishin të rreme.

Megjithatë, ai përjashtoi pjesëmarrjen e Putinit në samitin G20 në Afrikën e Jugut në nëntor.

Javën e kaluar, Trump kishte njoftuar planet për të takuar Putinin në Budapest, pas një bisede telefonike midis dy liderëve. Më vonë ai tha se takimi do të ndodhte “ndoshta brenda dy javësh.”

Duke iu përgjigjur raporteve mediatike që data ishte e pasigurt për shkak të kërkesave maksimale të Rusisë, Trump thjesht tha se nuk donte që takimi të ishte “humbje kohe.”

Peskov theksoi sot se pozicioni i Rusisë ishte i njohur që kohë më parë. Megjithatë, Moska kishte sinjalizuar kujdes, duke nënvizuar se një takim duhet të jetë i mirëpërgatitur.

Sa i përket samitit G20, i cili mbledh udhëheqësit e 20 vendeve më të zhvilluara dhe në zhvillim, Peskov konfirmoi se Putini nuk do të marrë pjesë personalisht. Megjithatë, ai tha se Rusia do të përfaqësohej në një nivel të lartë.

Në të kaluarën, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ka përfaqësuar zakonisht Rusinë. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›