E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

MOSKË – Një bombë e telekomanduar vret një gjeneral të lartë rus

MOSKË, 25 prill /ATSH-DPA/ – Një gjeneral i lartë rus u vra në një sulm me bombë në makinë, në periferinë lindore të Moskës, Balashikha, deklaruan hetuesit rusë.

Gjenerallejtënanti Moskalik, 59 vjeç, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm rus, u vra kur një makinë, tip ‘Volkswagen Golf’ shpërtheu aty pranë nga një pajisje shpërthyese e improvizuar”, deklaruan hetuesit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, bëri një paralele të drejtpërdrejtë me luftën në Ukrainë, duke e quajtur atë një “sulm terrorist”.

”Lufta duhet të përfundojë. Ne po shohim kaq shumë viktima çdo ditë”, theksoi Zakharova.

Mediat pro Kremlinit raportuan se pronari i fundit i automjetit ishte një ukrainas, të cilit i ishte dhënë shtetësia ruse disa vite më parë.

“Ekipi hetimor dhe operativ, i cili përfshin detektivë, kriminologë, ekspertë dhe anëtarë të njësive operative të zbatimit të ligjit, ka filluar shqyrtimin e vendit të ngjarjes”, theksoi Svetlana Petrenko, zëdhënëse e Komitetit Hetimor.

Sipas Petrenkos, çështja iu besua Alexander Bastrykin, kryetarit të Komitetit Hetues.

Zyrtarë të lartë rusë janë shënjestruar në sulme të shumta në Moskë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›