E Diel, 1 Nëntor 2026

MSHMS: 1910 mjekë të punësuar përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” nga viti 2019

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se, procesi i punësimit në sistemin shëndetësor publik vijon të zhvillohet në mënyrë të unifikuar, transparente dhe të bazuar në meritë, përmes platformave “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”.

MSHMS bën të ditur se, që prej vitit 2019 deri në prill 2026, përmes këtyre platformave janë punësuar në total 1910 mjekë dhe 8499 profesionistë të shkencave mjekësore teknike.

Vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, janë integruar në sistem 153 mjekë dhe 685 profesionistë të shkencave mjekësore teknike.

Ministria thekson se ky proces synon forcimin e burimeve njerëzore në të gjithë territorin, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›