MUZIKË – Selena Gomez martohet me producentin muzikor Benny Blanco

SANTA BARBARA, 28 shtator /ATSH/ – Ylli amerikan i muzikës pop dhe aktorja Selena Gomez ka kurorëzuar martesën me producentin muzikor Benny Blanco në një ceremoni në Kaliforni, sipas BBC.
Gomez postoi në Instagram foto ku shihej e veshur me një fustan nusërie të bardhë, ndërsa Blanco me një kostum të errët, duke shoqëruar postimin me mbishkrimin “9.27.25” dhe zemra dashurie.
Çifti shkëmbyen premtimet dje në Santa Barbara para rreth 170 të ftuarve, përfshirë këngëtaren dhe autoren e teksteve të këngëve Taylor Swift, aktorin Paul Rudd, si dhe bashkëaktorët e Gomez në serialin “Only murders in the building”, Steve Martin dhe Martin Short, sipas revistës “Vogue”.
“Gruaja ime në jetën reale”, komentoi Blanco në postimin për nusen e tij.
Gomez, 33 vjeç, dhe Blanco, 37 vjeç, u fejuan në dhjetor 2024 pas një viti lidhjeje, pas bashkëpunimeve të mëparshme muzikore.
Ata publikuan albumin ”I said I love you first” në mars, i cili tregon për historinë e tyre të dashurisë.
Më parë ata kishin publikuar hite si “Same old love” dhe “Kill Em with kindness” në 2015, dhe këngën “I can’t get enough” në 2019 me Tainy dhe J Balvin.
Gomez u bë e njohur për rolin e saj në serialin e Disney Channel “Wizards of waverly place” para fillimit të karrierës muzikore në fillim të viteve 2000, dhe së fundmi luajti në filmin “Emilia Perez” si Jessica Del Monte.
Blanco publikoi albumin e tij të vetëm solo “Friends keep secrets” në 2018 dhe ka prodhuar këngë për artistë si Katy Perry, Britney Spears dhe Kesha. /Ad.Ab./