MV – Davkova: Nuk është sportive të keqpërdoret fusha e sportit për urrejtje racore dhe ofendime

SHKUP, 5 gusht /ATSH-MIA/ – Nuk është sportive të keqpërdoret fusha e sportit për “trajnim” të fjalisë së urrejtjes, ofendimit dhe satanizimit me fjalë helmuese dhe vrasëse, deklaroi presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova pas brohoritjeve fyese kundër shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit mes MV dhe Rumanisë.
”Pas aq humbjeve njerëzore në fushat sportive, duhet të themi qartë dhe zëshëm: Asnjëherë më, kudo që të jemi, me cilindo që garojmë, nuk do të lejojmë që fusha e sportit të shndërrohet në arenë gladiatorësh”, theksoi ajo.
“Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv disa tifozë të pandërgjegjshëm kanë shprehur urrejtje jo vetëm ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarët, por ndaj të gjithëve, madje ndihemi të turpëruar”, thekson presidentja.
Në postim presidentja Davkova thekson se nuk e kemi nxjerrë mësimin pas ndeshjes midis Shkëndisë dhe kampionit të Uellsit TNS, të luajtur në mes të korrikut.
“Nga mesi i korrikut, në ndeshjen midis Shkëndisë dhe kampionit të Uellsit TNS, me fyerjet raciste ndaj futbollistit Aramide Ote, ne shokuam tërë botën sportive, por edhe më gjerë, e cila me të drejtë pyeti: Si është e mundur që një tifoz i pandërgjegjshëm ta thyejë emocionalisht një lojtar të nivelit të lartë futbolli deri në lot, duke përdorur gjuhë urrejtjeje mbi baza racore? Turpi ra mbi të gjithë, organizatorin, klubin, pjesëmarrësit, qytetin, vendin dhe sportin!, shkroi presidentja në rrjetin social Facebook./ /os/