MYNIH – Rinisin fluturimet në aeroport, pas pranisë së dronëve

MYNIH, 4 tetor /ATSH-DPA/ – Aeroporti i Mynihut rifilloi sot në mëngjes fluturimet, pasi prania e dronëve çoi në pezullimin e të gjitha fluturimeve gjatë natës, por paralajmëroi udhëtarët të presin ende vonesa gjatë gjithë ditës.
“Kapaciteti tani po rritet gradualisht përsëri”, tha një zëdhënës i aeroportit.
Ai i këshilloi pasagjerët të kontrollonin statusin e fluturimit të tyre me linjat ajrore përkatëse para se të udhëtonin për në aeroport.
Trafiku ajror në aeroportin e dytë më të madh të Gjermanisë u pezullua për natën e dytë radhazi, dje në mbrëmje, si një masë paraprake pasi u vërejtën dy dronë.
Disa fluturime u devijuan ose u anuluan dhe rreth 6 500 udhëtarë u prekën, sipas aeroportit.
Disa u detyruan të kalonin natën në aeroport, ku u ofruan shtretër kampingu, batanije, pije dhe ushqime të lehta./ a.jor.