E Diel, 1 Nëntor 2026

Macron bisedë telefonike me presidentin e Iranit: Teherani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pati një bisedë telefonike ditën esotme me presidentit e Iranit, Masoud Pezeshkian.

Gjatë bisedës mes dy presidentëve, Macron i bëri të qartë homologut të tij iranian se Irani “nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore”.

Në një mesazh në X, Macron tha se Franca dhe partnerët e saj evropianë do të “përshpejtojnë negociatat” mbi çështjen bërthamore me Teheranin, me qëllim “daljen nga lufta dhe shmangien e rreziqeve më serioze”. Biseda u zhvillua në ditën e nëntë të konfliktit midis Iranit dhe Izraelit.

“Jam i bindur se ka një rrugëdalje nga lufta. Për ta arritur këtë, ne do të përshpejtojmë negociatat e nisura me Iranin”, theksoi presidenti i Elizesë.

Macron bëri thirrje gjithashtu për lirimin e Cécile Kohler dhe Jacques Paris, dy shtetasve francezë të ndaluar në Iran që nga maji i vitit 2022 me akuza për spiunazh.

“E përsërita kërkesën time: Cécile Kohler dhe Jacques Paris duhet të lirohen. Paraburgimi i tyre çnjerëzor është i padrejtë. Pres kthimin e tyre në Francë”, shkroi presidenti.

Ndërkohë, Izraeli tha të shtunën se kishte goditur një central bërthamor në Isfahan dhe kishte vrarë tre komandantë të Gardës Revolucionare Iraniane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›