E Diel, 1 Nëntor 2026

Macron propozon “mburojën nukleare” europiane

TIRANË, 2 mars/ATSH/ – Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar nisjen e një faze të re të doktrinës bërthamore franceze, duke propozuar krijimin e një “ombrelle europiane” të përbashkët me Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Nisma synon të ofrojë garanci shtesë sigurie për vendet e kontinentit, si plotësuese ndaj mbrojtjes së NATO-s.

Duke folur nga baza ushtarake e Île Longue, ku ndodhen katër nëndetëset strategjike të forcës detare franceze, Macron e përshkroi këtë fazë të re si një doktrinë “të avancuar të parandalimit”, të diktuar nga rritja e kërcënimeve dhe ndryshimet e mëdha gjeopolitike.

Sipas tij, pajisja e re e sigurisë do të mbështetet në aftësitë franceze me raketa balistike dhe nëndetëse bërthamore, ndërsa do të mbetet “e dallueshme, por plotësuese” ndaj arkitekturës aktuale të mbrojtjes së NATO-s.

Macron theksoi se situata ndërkombëtare po hyn në një epokë të re pasigurish, prandaj Europa ka nevojë për “një mburojë më të fortë, më të integruar dhe më të aftë për t’iu përgjigjur çdo skenari”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›