E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Macron uron presidenten Shiroka-Pula: Me rëndësi normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë - ATSH -

PRISHTINË, 4 nëntor /ATSH/ Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e marrjes së detyrës, duke theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në letrën e urimit, Macron ka shprehur shpresën se zgjedhja e presidentes Shiroka Pula do të mundësojë rifillimin e përparimit në fushat që kontribuojnë në perspektivën evropiane të Kosovës.

Presidenti francez ka rikujtuar takimin me kryeministrin Albin Kurti, të zhvilluar në Paris gjatë muajit mars, si dhe partneritetin historik ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Ai ka përshëndetur gjithashtu marrëveshjet e reja ndërmjet 2 vendeve, të nënshkruara gjatë vizitës së ministrit të deleguar francez për Evropën në Kosovë, në muajin korrik.

Në letrën e tij, Macron ka nënvizuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Urimi i presidentit francez është bërë i ditur përmes një njoftimi të Presidencës së Kosovës.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›