Rast i rëndë në Pejë, një person arrestohet për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur

4 Nëntor 2026 | 13:02
Një rast i rëndë është raportuar në Pejë, ku një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e dy veprave penale kundër integritetit seksual. Sipas informacioneve, viktimë e rastit dyshohet të jetë vajza e tij e mitur.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se prokurori i shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Nikçi theksoi se viktima ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe ndodhet nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore.
Ndërkohë, sipas raportit 24-orësh të Prokurorit të Shtetit, Departamenti për të Mitur ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për veprat penale “Sulmi seksual” dhe “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të fëmijëve”.
Lajme të Sugjeruara
- 13:00 Transportonin dru pa dokumentacionin ligjor, gjobiten 2 drejtuesit e mjeteve
- 12:57 Buxheti i drejtësisë për vitin 2027, 30 miliardë lekë. Gogu: Hapen 10 zyra të reja të Ndihmës Juridike Falas
- 12:55 Dhunuan punonjësin e karburantit dhe i morën xhiron ditore, në pranga dy autorët në Mat
- 12:41 OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së
- 12:40 Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare Vladimir Uglev, shkencëtari i përfshirë në zhvillimin e agjentit nervor Novichok
- 12:37 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Kryefaqja