E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

‘Mafia nuk vepron mbi fëmijët’, Rexhepi: Vëmendje ndaj vjedhjeve të makinave. Në oborret e drejtorive, të ketë helikopter

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi komentoi zhvillimet e fundit të aktualitetit që kryefjalë kanë dy atentatet mafioze në Lezhë dhe Tiranë. Sipas tij, mafia nuk vepron mbi fëmijët dhe ka një disiplinë që nuk të lë të godasësh dikë kot.

“Vrasjet aksidentale për mua duhet të ndëshkohen më shumë sesa një ngjarje normale. Në Shqipëri ka shumë grupe të rrezikshme, po mafia ka disiplinë nuk të lë të godasësh dikë kot. Mafia kur merr vendime, ndahen tregjet dhe zonat. Për mua ka plot elementë të mafias por vendosja e marrëveshjeve, territoreve nuk ka elementë të mafias së mirëfilltë. Mafia nuk vepron mbi fëmijët.

Do të sugjeroja që shoferi i kompanisë duhet të ishte i armatosur, ishte një akt heroik që shpëtoi dhe fëmijët gjallë. “

Më tej, eksperti tha se titullarë dhe drejtues të policisë janë në terren për të zbardhur plotësisht ngjarjen, si dhe shtoi se në oborret e policisë duhet të ketë grup të gatshëm dhe helikopterë që ccdo lëvizje e mafiozëve të kapet në kohë.

“Për drejtorinë e Tiranës di që agjentët kanë zbritur në terren por nuk di si do të jetë rezultati, gjithë grupi operacional dhe titullarët janë në gadishmëri. Vjedhja është bërë në Peqin një fouristradë Porche, ka një mungesë vëmendjeje ndaj vjedhjeve, duhet të ketë vëmendje ndaj personave që deklarojnë vjedhje. Tirana ka ardhur koha që duhet të ketë helikopter në oborrin e drejtorisë dhe grup të gatshëm.

Atentati do kohën e vetë, djegia do kohën e vetë dhe nëse ke ndërhyrje nga ajri bëhet e pamundur. Ka shumë lëvizje që nëse monitorohen nga ajri për mendimin tim bëhen të pamundura. “

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›