E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Makarona me hudhër dhe spec djegës nga zonja Mirela

Makarona me hudhër dhe spec djegës

Përbërësit:

  • 1 pako makarona Ola (linguine/ spaghetti)
  • 4 thelpinj hudhër
  • 1 spec djegës
  • 5-6 degë majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper
  • Djathë për servirje

Përgatitja:

Ziejmë te uji i makaronave hudhrat për 2-3 minuta sa të zbuten, pastaj shtojmë kripën edhe pastat të ziejnë sipas kohës në paketim. Në tigan nxehim vajin e ullirit me spec djegës, majdanozin dhe piper te zi, shtojmë hudhrat e bluara në blender me ujë nga zierja e pastave, më pas pastat dhe i përziejmë mirë derisa të lidhet salca. I shërbejmë me djathë të grirë sipas dëshirës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›