E Martë, 3 Nëntor 2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset rëndë shoferi, niset drejt Traumës

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte.

Një makinë tip “Benz” që po udhëtonte në drejtim të Mamurrasit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësot.

Nga ky aksident, është lënduar shoferi, i cili është nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›