E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina e policisë goditet nga një automjet, tre efektivë të plagosur, mjeti i FNSH-së përfundon në kanal

Tre efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier u plagosën paraditen e së dielës, pasi teksa po udhëtonin me automjetin e policisë, u goditën nga pas nga një automjet  civil, shoferi i të cilit mbeti i plagosur po ashtu.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, kur automjeti civil goditi automjetin e FNSH Fier.

Goditja ishte shumë e fortë, çka bëri që automjeti i Policisë të batohet dhe të përfundojë në kanalin anësorë të rrugës.

Fatmirësisht, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Rrethanat paraprake flasin se, shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë e automjetit tip Benz që goditi nga pas furgonin e FNSH-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›