E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplas këmbësoren në aksin Korçë – Pogradec, 65-vjeçarja në gjendje të rëndë! Autori largohet nga vendngjarja

Një aksident me një të plagosur është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Korçë – Pogradec në afërsi të vendit të quajtur Ura e Bulgarecit.

Vizion Plus mëson se e dëmtuara, 65-vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe ndodhet në sallën e reaminacionit nën kujdesin e shërbimit mjekësor.

Policia po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit të përshirë në këtë aksident e për këtë po kontrollohen gjithë kamerat e sigurisë të bizneseve përgjatë aksit rrugor nacional.

Burime nga spitali janë të rezervuar për gjendjen e të plagosurës.

Njoftimi:

Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Bulgarec, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësoren, shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç, banuese në Bulgarec.

65- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indentifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në pranga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›