E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përplas këmbësorin në Elbasan

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Kyçyk të bashkisë Elbasan. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet tip autoveturë ka përplasur një këmbësor i cili po qarkullonte në rrugën rurale.

Burime jo zyrtare  konfirmuan se i plagosur ka mbetur një 55-vjeçar i cili është në gjendje të rëndë për shkak të frakturave të pësuar nga aksidenti.55 vjeçari, banor i fshatit Kyçyk  është dërguar për trajtim të specializuar në  spitalin e Traumës.

Drejtuesi i automjetit sipas informacioneve paraprake pas aksidentit  është larguar nga vendngjarja. Policia po punon  për identifikimin e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›