Pse proteston opozita në 8 shkurt? Çupi: Për të matur pulsin. Mehmetaj: Po u kujtojmë qytetarëve që të reagojnë ndaj padrejtësive

“Pse proteston opozita në 8 shkurt?”, kjo ishte pyetja e kësaj të enjteje në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Deputetja demokrate Dhurata Çupi u shpreh se protestat bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe për të parë mbështetjen ndaj opozitën.
Ndërsa ish deputetja Kejdi Mehmetaj aktualisht anëtarë e kryesisë së PL, theksoi se në këtë moment po u kujtohet qytetarëve që të protestojnë për të drejtat e tyre.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Qëllimi i protestës, pse po i thërrisni qytetarët?
Çupi: Opozita e ka të qenësishme të masi pulsin, të shikojë mbëhstetjen, patjetër protesta është për të parë mbështetjen e opozitës, aq më tepër shtuar kjo që një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të kryeminsitrti Rama, deklaron në studio televizive të gjitha aferat e qeverisë socialiste. Deklaron se Rama ëhstë kreu i ogranizatës kriminale, deklraon jetën luksozxe të qeveritarëve,. Aferat korruptive për një vend si Shqiëpria që pretendon të jetë vend i BE. Pra deklarata jo se ne si kemi ditur, por kur i deklaron një nga bashkëpuntorët e kryeministrit revolta popullore shtohet.
Borakaj: Është kjo protestë për t’i ridhënë zë këtyre deklaratave?
Mehmetaj: Po patjetër. Çfarë mund të kundërshtonte kryeministër që është anëtar i një bande kriminale. Prandaj qytetarët për ti rikujtuar që konsumon një verë 33 mijë e 600 euro, një kryeministër që konsumon 10 mijë euro për masazhet e familjes. Një kryeminsitër që udhëton me charter personal. Pra e kemi një kryeministër që është i korruptuar, që deformon votën, që abuzon me taskat, që e ka kthyer vendin në plaçkën e tij. Patjetër që ka shqiptarë të revoltuar, do të ketë shqiptarë që janë në protestë. Ka qytetarë që i bashkohen thirrjes së PD me protesta. Vitin e shkuar bëmë sdis protesta kemi parë rritje.
Borakaj: Zonja Mehmetaj është ky momenti i duhur për protesta, ju jeni në një luftë dhe brenda vetes?
Mehmetaj: Siç e thatë dhe ju si brenda nesh ashtu dhe në PD që ëhstë aprtia më e amdhe e opoziutës kemi patur sfidat tona që ky shtet ndërton me njerëzit që duan të bëjnë politikë. Liderët tanë janë goditur, njerëzit tanë janë goditur. Liderët tanë janë arrestuar. Padyshim që këto janë sfida qëe na e bëjnë të vështirë organizimin, por dhe na motivojnë. Aq e vështirë është bërë situata në këtë vend, saqë lufta jonë do të jetë shumë e madhe. Në këtë kuptim protestat janë të nevojshme por duhet të jenë dhe më të shpeshta. Ka qytetarë që janë të angazhaur, por ka dhe qytetarë që duhet t’ua kujtosh që të organizohen. Duhet të reagosh, pasi po nuk reagove këta që janë në pushtet do të pengojnë jetën. Duket sikur protestat janë për opozitën, por ne i vëjmë proetsta për qytetarët.