E Martë, 3 Nëntor 2026

Makina përplas për vdekje 42-vjeçarin në autostradën Kavajë-Durrës, shoferi braktis viktimën në rrugë

Kavajë- Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›