E Martë, 3 Nëntor 2026

Takimi me shqiptarët në Itali, Rama mbërrin në pallatin e sporteve, pritet me duartrokitje dhe brohoritje

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pallatin e sporteve në Milano ku do të mbahet takimi me shqiptarët e Italisë.

Rama është pritur me duartrokitje dhe brohoritje. Kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Vizita e liderit te mazhorancës Rama vjen vetëm pak muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Tiranës dhe Romës zyrtare për njohjen e pensioneve, që përbën një prej çështjeve më të rëndësishme për shqiptarët, të cilët prej vitesh punojnë në Itali.

Takimi me shqiptarët e Italisë vjen disa javë pas takimit që Rama mbajti në Athinë me shqiptarët e Greqisë, në kuadër të turit me diasporën.

Rama pritet të takohet edhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër, Mbretëri e Bashkuar dhe Dyseldorf, Gjermani./vizionplus.tv/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›