E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplaset me autobusin në aksin Fier-Patos, një i lënduar

Nje aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier- Patos në vendin e quajtur “Kthesa e Portëzes”.

Shoferi i një automjeti tip “ Ford” ështe përplasur me autobusin e linjës Roskovec- Fier, dhe për pasojë ka mbetur i lënduar vetëm drejtuesi i automjetit i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›