E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjike në Roskovec! Shembet muri rrethues, humb jetë 4 vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Suk 2 të Roskovecit, ku një mur rrethues i një banese, i amortizuar, është shembur dhe ka zënë poshtë një vajzë 4-vjeçare. Pas incidentit, e mitura është dërguar menjëherë në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit, por ka mbërritur pa shenja jete.

Muri i rënë, për shkak të gjendjes së tij të amortizuar, ka shkaktuar këtë fatkeqësi, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen dhe komunitetin. Hetimet janë hapur për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›