Makinat retro paradë në Gjirokastër, Rama: Krijuan një atmosferë fantastike

Makinat retro, të ardhura nga Italia gjallëruan qytetin e gurtë duke surprizuar turistët e shumtë që e zgjedhin Gjirokastrën për veçantitë e saj , trashëgiminë, natyrën, mikpritjen, por edhe atmosferën e ngrohtë që krijohet nga shumë aktivitete të organizuara.
Kryeministri Edi Rama solli pamje nga Pazari i Gjirokastrës, ku parada e koleksionit të makinave retro krijoi një atmosferë fantastike,
“Mirëmëngjes dhe nga Pazari i Gjirokastrës, ku parada e koleksionit të makinave retro që erdhën nga Italia, solli një atmosferë fantastike, duke tërhequr vëmendjen e qindra turistëve vendas e të huaj, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama krahas pamjeve nw rrjetin social Facebook.
Parada e mjeteve klasike të Veteran Club Valle D’Itria përshkoi rrugicat e kalldrëmta të qytetit të Gjirokastrës. Përveç këtyre mjeteve të mrekullueshme, të pranishmit shijuan dhe muzikën dhe atmosferën fantastike që u krijua.
/rtsh.al/